Dy efektivë policie janë plagosur mbrëmjen e sotme në Rrugën e re të Portit në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një person që lëvizte me një automjet tip “Range Rover” ngjyrë të bardhë në sens të kundërt, nuk i është bindur urdhërit të bluve të qytetit bregdetar për të ndaluar.
Drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen duke i përplasur dy punonjësit e policisë. Njëri prej punonjësve të policisë ndodhet aktualisht për ndihmë mjeksore në urgjencën e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Sikundër duket edhe nga pamjet filmike të siguruara nga pasi ka braktisur automjetin, autori ka tentuar të largohet ndërsa efektivë të shumtë e ndjekin nga pas. Burime bëjnë me dije se në automjet bashkë me drejtuesin ka qenë edhe shtetasi Hysen Pici, i cili ka qëlluar në drejtim të policisë. Forcat operacionale të DVP Durrës kanë bërë të mundur ndalimin e tij, ndërsa vijon ndjekja për kapjen e personit tjetër.