Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Dibër, ku një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur. Mësohet se i plagosuri është Faik Zeqja.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, ku 51-vjeçari është plagosur në këmbë.
Fatmirësisht ai po merr ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dibër/ informacion paraprak
Rreth orës 18.00, në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, njësia administrative Maqellarë, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se është plagosur në pjesën e këmbës shtetasi F. Z., rreth 51 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.