Nesër në Shqipëri pritet që të vijnë mbi 38 mijë doza nga Astra Zeneca nga instrumenti COVAX, por kjo vaksinë është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak se disa vende e kanë pezulluar injektimin anti-covid.
Dhe pse asgjë nuk është ende e provuar, Danimarka mori këtë vendim orët e fundit pasi kishte disa raste trompoze tek disa pacientë. Një ditë më parë dhe Austria mori një vendim të ngjashëm pas vdekjes së një pacienti dhe shtrimit në spital të një tjetri, por dhe Luksemburgu, Lituania, Estonia dhe Letonia.
Shefja e Programit Kombëtar të Vaksinimit, Erida Nelaj tha në abcnews se ky proces do të nis gradualisht nëpër shkolla, duke nisur nga moshat më të larta.
“Grupi i mësuesve në bashkëpunim me drejtorinë arsimore, do të paraqitet te qendrat shëndetësore që mbulojnë shkollat. Mund të fillohet me shkolla të caktuara. Do të fillohet gradualisht. Mund të fillohet me moshat më të larta, do të zbardhen të gjitha këto” përfundoi ajo.