Telefonata e parë e presidentit të ri të SHBA, Joe Biden do të jetë me kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau.
Kjo është bërë e ditur nga Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, e cila u u tha gazetarëve se thirrja e parë e Biden do t’i drejtohet Kryeministrit kanadez.
“Telefonata e tij e parë do të jete me një udhëheqës të huaj të premten, me Kryeministrin Trudeau,” tha ajo gjatë konferencës së saj të parë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë pas inaugurimit të Biden.
“Unë pres që ata me siguri do të diskutojnë marrëdhëniet e rëndësishme me Kanadanë, si dhe vendimin mbi tubacionin Keystone që ne njoftuam sot”, tha Psaki.