Radhë kilometrike në pikën kufitare të Morinës! Qytetarët nga Kosova duket se kanë zgjedhur që temperaturat e lartë të fundjavës t’i shfrytëzojnë në plazh, në bregdetin shqiptar.
Sipas policisë kufitare, këtë të shtunë në territorin shqiptar hynë më shumë se 5 mijë qytetarë. Fluksi i udhëtarëve ka bërë që në kufi të punohet me 6 sportele shtesë për të shmangur radhët, megjithatë ka qenë e pamundur.