Radha e automjeteve që presin të kalojnë në pikën kufitare të Kakavijës shtrihet përgjatë 4 kilometrave.
Në këto ditë të nxehta gushti, qytetarët po detyrohen që të presin në radhë me orë të tëra pasi, siç mësohet, pala greke është duke punuar shumë ngadalë.
Në pamjet e siguruara nga Abcneës.al në pikën kufitare mund të shihet vargu i madh i automjeteve që presin të kalojnë në Greqi. Nuk dihet ende shkaku i vonesave nga ana e palës greke.