Sipas MeteoAlb dita nis me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme ku në zonat të izoluar do të ketë reshje të pakta shiu.
Por duke ju afruar mesditës dhe orët vijuese do të sjellin mbizotërim të motit të kthjellët në zonat perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por rritje me të paktën 2 gradë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C deri në 27°C maksimumi.
Era do fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi Jugor duke arritur shpejtësi deri 40 km/h në brigjet Jugore dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.