Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë polare do të diktojnë orët e para të ditës mot të kthjellët, por të ftohtë në të gjithë vendin tonë.
Parashikohet që pasditja dhe kryesisht mbrëmja të shtoj vranësirat në jug-juglindje duke sjellë reshje të pakta dëbore në këto zona ndërsa veriu dhe qendra mbeten me kthjellime.
Temperaturat e ajrit ndjeshëm në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -10°C deri në 7°C.