Organizatorët e Uimbëlldonit kanë vendosur të mos lejojnë pjesëmarrjen e tenistëve nga Rusia dhe Bjellorusia në turneun e këtij viti.
Lëvizja do të thotë se numri 2 në botë, Daniil Medvedev, por edhe numri 1 në botë për femra, Victoria Azarenka nuk do të garojnë në eventin që mbahet këtë verë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Të njëjtin fat do të ketë edhe tenisti tjetër rus Andrei Rublev, i teti në botë. Duke reaguar, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kritikoi vendimin.about:blank
“Duke qenë se Rusia është një vend me tenistë të fortë dhe kur atletët tanë zënë majat e klasifikimeve botërore, vetë turneu do të dëmtohet nga ky vendim”, deklaroi Peskov. Ai u shpreh se, është e papranueshme që atletët bëhen sërish pengje të politikave të paragjykimit, intrigave dhe veprimeve armiqësore ndaj Rusisë. Uimbëlldoni nuk ndalonte pjesëmarrjen e atletëve që pas Luftës së Dytë Botërore, kur sportistët nga Gjermania dhe Japonia nuk u lejuan të konkurronin.