Provokimet në det mes NATO-s dhe Rusisë vijojnë. Flota e Kremlinit ka dalë në det të hapur dhe qëllimi i vetëm është të sfidojë Perëndimin. Kudo në botë, nga Baltiku në Paqësor, gjatë javës që lamë pas, fregata, nëndetëse e luftanije ruse janë pozicionuar për të treguar angazhimin e Rusisë për të vijuar përballjen me NATO. Një anije ruse sërish është shfaqur në Detin e Mesdheut, më konkretisht në hapësirën detare midis Italisë dhe Korfuzit, jo shumë larg kufirit detar të Shqipërisë.
Ndërkohë në Mesdhe ndodhet dhe luftanija amerikane “Harry Truman”, e cila do të qëndrojë si pjesë e angazhimit të SHBA-së për të siguruar aleatët në rajon, përsa kohë që do të vijojë luftën në Ukrainë.