TIRANË– Tensionet në protestën e Rinasit bënë që kryeplaku i fshatit të kërkonte përforcime. Sabah Muja, mori në telefon me një nga deputetët e zonës, kështu raportohet nga Reporttv. Ai thotë në telefon se nuk po arrin dot që të bindë qytetarët për të hapur rrugën.
“O kryetar po degradon gjendja. Ne na keni vënë në gjendje të vështirë. Nuk binden qytetarët që të hapin rrugën. Po na del situata jashtë kontrollit. Na informoni ashtu sic na thatë në mëngjes. Këto janë biseda konfidenciale”, tha ai.