Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 31-vjeçar pasi ka tentuar të djegë banesën e ish-të dashurës së tij. Sipas bluve të Tiranës mësohet se ai ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike ndaj saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 31 vjeç, pasi ka tentuar t’i djegë banesën ish të dashurës, dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj”, njofton policia.
Për fat të mirë, plani i të riut ka dështuar dhe tashmë duhet të japë llogari për disa vepra penale.