Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj janë dy elektriçistët që humbën jetën mesnatën e djeshme pasi automjeti i tyre u rrëzua në lumin Drin. Dy punonjësit e OSHEE në rajonin Gjirokastër, ishin duke inspektuar pasi kishte avari në linjat e përcjelljes së rrymës elektrike. Në momentin që dy elektriçistët janë përpjekur të kalojnë lumin janë marrë nga rrjedha.
Punonjësit e OSHEE s’kanë mundur dot të dalin. Pas disa orë kërkimesh polumbarët e RENEA-s kanë arritur që të gjejnë dhe të nxjerrin nga uji trupat.