Një tërmet i fuqishëm prej 7.3 ballësh ka goditur bregdetin verior të Japonisë më 16 mars, duke nxitur alarmin për cunami.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti ka goditur 60 kilometra nën nivelin e detit. Ky rajon, pjesë e veriut të Japonisë ishte goditur nga një tërmet vdekjeprurës prej 9.0 shkallë të Rihterit më 2011. Ai tërmet kishte shkaktuar fatkeqësinë bërthamore në centralin bërthamor të Fukushimës.
Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur për viktima apo dëme nga tërmeti i fundit.