Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter rreth orës 1:24 të mëngjesit rreth 46 kilometra në jugperëndim të qytetit të Khost. Për pasojë kanë mbetur të vrarë të paktën 250 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë në Afganistan, raporton BBC.
Thellësia e tërmetit ishte 10 km. Ndërkohë lëkundjet u ndjenë edhe në Pakistan e Indi, raportoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane. Tërmeti u ndje edhe në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.
Fotot e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika.
“Fatkeqësisht, pati një tërmet të fortë në katër rrethe të provincës Paktika, i cili vrau dhe plagosi qindra bashkatdhetarë tanë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi. Ne u bëjmë të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme” shkroi në Twitter zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi.