Izmir- Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo ka folur për situatën e krijuar nga tërmeti shkatërrues që goditi pak minuta më parë Izmirin. Në një lidhje telefonike për News24, Robo ka treguar se situata paraqitet e vështirë, por deri më tani nuk ka raportime për shqiptarë të prekur nga tërmeti.
“Tërmeti ishte shumë i fortë, 6,6 ballë. Deri më tani 6 godina janë shembur, është krijuar një situatë paniku në Izmir. Është një tërmet me të vërtetë shkatërrues.
Unë kam bërë dy komunikime me banorë në Izmir, ka hamendësime që nën rrënoja mund të ketë viktima. Me saktësi nuk e dimë, por është një qytet ku ka shumë shqiptarë, ka edhe shtetas shqiptarë të ardhur rishtazi, sëfundmi.
Jam në kontakte të vazhdueshme me ta, nuk kam një informacion të qartë. Mbani parasysh që situata është kritike. Po bëhet e pamundura që situata të përballohet”,- tha ai.
Tërmeti 6.6 ballë i shkallës Rihter këtë mesditë në ishullin grek të Samosit ka ‘ngritur’ Egjeun në këmbë rreth orës 14:45 të kësaj pasditje. 6 godina janë shembur, por ende nuk ka raportime për viktima.