IZMIR– Ndër viktimat e tërmetit të fortë me epiqendër në Izmir të Turqisë, janë edhe dy persona me origjinë shqiptare.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Ankara, e cila në një status në Facebook ka konfirmuar se dy persona nga familja Doğrayan në Izmir kanë vdekur si pasojë e tërmetit.
Autoritetet në Turqi kanë lajmëruar se së paku 35 njerëz kanë vdekur në Izmir, për shkak të tërmetit të fuqishëm, kurse autoritetet helene thanë se së paku 2 persona ndërruan jetë nga lëkundjet sizmike në ishullin e Samos.