TURQI- Numri i viktimave nga tërmeti i djeshëm që goditi Turqinë dhe Greqinë ka shkuar në 49. Sipas mediave turke vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave në qytetin e Izmirit. Raportimet e fundit tregojnë se numri i të plagosurve ka shkuar në 896.
Në ishullin grek të Samos deri janë konfirmuar dy të rinjë 15 vjeç dhe 17 vjeç të cilët kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit. Tërmeti i ditës së premte është shoqëruar nga 370 pasgoditje ku nga këto 33 ishin me magnitutë mbi 4. Në Izmir u shembën 17 ndërtesa ku në 8 prej tyre ka përfunduar kërkimi ndërsa në 9 të tjerat vazhdon.