Itali- Mbrëmjen e kaluar një tërmet i fortë me epiqendër në qytetin e Sicilisë ka tronditur vendin.
Mediat italiane raportojnë se goditja është ndjerë në komunën e Sicilisë dhe në zona të tjera perëndimore të vendit, por nuk ka pasur lëndime në njerëz. Tërmeti u ndie nga popullsia që doli në rrugë dhe sheshe. “Ishte një tronditje shumë e fortë dhe e gjatë”, thonë dëshmitarët.
Qytetarët kanë braktisur shtëpitë të tmerruar dhe janë shprehur para kamerave se lëkundja zgjati shumë dhe ishte e fortë.
“Dëgjuam një gjëmim të fortë, një tronditje shumë të gjatë, llambadarët po lëviznin, menjëherë kuptuam se ishte një lëkundje dhe instinktivisht e gjetëm veten të gjithë në rrugë”,- shprehen banorët.