Për orë të tëra banorët e Austin në Teksas janë tmerruar nga një person, që pasi vrau tre persona në një zonë afër një qendre tregtare, u zhduk nga vendngjarja ende i armatosur.
Forca të shumta policie, të FBI dhe të forcave speciale, ndodheshin në zonë, nga momenti që fillimisht u mendua për një akt që mund të lidhej me terrorizmin, por më pas ngjarja mori dimensione familjare, edhe pse identiteti i viktimave nuk bëhet ende i ditur.
Por forcat e policisë kanë identifikuar autorin, Stephen Broderick, një ish-detektiv në kontenë e Travis. Një vit më parë, Broderick u akuzua për dhunë seksuale ndaj një të mituri.
Me orë të tëra autoritetet paralajmëruan banorët e zonës veriperëndimore të qytetit që të mbeteshin në shtëpi, por fatmirësisht sipas autoriteteve nuk ekziston më një rrezik i përgjithshëm, edhe pse ende duhen zbardhur arsyet dhe dinamikat e vrasjes së shumëfishtë.