Arriti të ulet me sukses në Tokë raketa prototip Starship e kompanisë së Elon Musk, SpaceX. Raketa ia arriti të kryejë një hap tjetër përpara pas 4 rasteve të mëparshme ku u regjistruan shpërthime të fuqishme.
Kësaj here testimi u krye me sukses dhe konsiderohet një fitore për kompaninë e Elon Musk i cili synon të pushtojë hapësirën në vitet e ardhshme.