The Times raporton se 400 mercenarë rusë po veprojnë në Kiev me urdhra nga Kremlini për të vrarë Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe qeverinë e tij. ‘Ëagner’, një grup privat i drejtuar nga një prej aleatëve më të ngushtë të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, fluturoi nga Afrika pak javë më parë për të prerë ‘kokën’ e qeverisë së Zelenskyt në këmbim të parave.
Ky informacion ka mbërritur në qeverinë ukrainase mëngjesin e së shtunës dhe disa orë më vonë Kievi shpalli shtetrrethimin.
Sot luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e pestë. Dhe sa më shumë ditë kalojnë aq më shumë shtohet dilema nëse krizës ndërkombëtare së Ukrainës me Rusinë do i jepet një zgjidhje diplomatike apo do vijojnë përleshjet në fushëbetejë. Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë do të fillojnë sot në mesditë, në orën 12:00 me orën lokale, pranë kufirit me Bjellorusinë.