RROGOZHINË– Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë.
Viktima e tretë është B.Koni, bashkëshorti i pasagjeres që vdiq gjatë rrugës për në spitalin e Durrësit, Merushe Koni.
Bashkëshorti i Merushe Konit ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ishte dërguar për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet.
Sipas faxnews, në gjendje të rëndë është fëmija 10-vjeçar që po ashtu ka mbetur i plagosur gjatë aksidentit, ku u përplasën tre mjete.
Nga aksidenti i rëndë ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, punonjësi i policisë së burgjeve, Tonin Mëhilli, 54-vjeç, ndërkohë që më vonë vdiq dhe një prej pasagjereve në mjetet e aksidentuara, Merushe Koni 60-vjeç.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i mjeteve, ndërsa policia ka shoqëruar në polici një prej shoferëve, Endrit Lilën dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.