• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange martohet në burg

26/03/2022
in Botë
0
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange martohet në burg

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange do të martohet me Stela Moris në ambientet e një burgu të sigurisë së lartë në Londër, të mërkurën.

“Sot është dita ime e dasmës. Do të martohem me dashurinë e jetës sime. Burri im i ardhshëm është babai i dy djemve tanë, ai është një njeri i mrekullueshëm, inteligjent dhe me humor, ai e ka të thellë ndjenjën e drejtësisë, di të ndajë të drejtën e të gabuarën, dhe është i njohur në mbarë botën për punën e tij si botues i guximshëm. Sot në drekë, do të kaloj nëpër portat e burgut më roje të sigurisë së lartë dhe do të martohem me një të burgosur politik, themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange”, tha partnerja e Assange-it, Stela Moris. Julian Assange dhe Stela Moris do kryejnë një ceremoni të vogël martesore ku pjesëmarrës do të jenë dy dëshmitarë dhe dy roje sigurie.

Assange kërkohet nga autoritetet amerikane për t’u përballur në gjyq me 17 akuza në lidhje me publikimin e një numri të madh dokumentesh konfidenciale ushtarake dhe diplomatike amerikane, në faqen WikiLeaks, ku është bashkëthemelues. 50-vjeçari, i cili mohon se ka keqbërje në veprimet e tij, është mbajtur në burgun Belmarsh në Londër që nga viti 2019. Më parë ka qëndruar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, për shtatë vjet, derisa Ekuadori i hoqi nënshtetësinë për shkak të një sërë mosmarrëveshjesh midis tij dhe autoriteteve ekuadoriane.

Assange kërkoi mbrojtje nga ambasada për të shmangur ekstradimin në Suedi, për t’u përballur me akuzat për abuzim seksual. Ai i mohoi akuzat me pretendimin se po përdoren si pretekst për ekstradimin e tij nga Suedia në SHBA, ku e pret përballja me 17 akuzat në gjyq. Pas prishjes së marrëveshjes me Ekuadorin, policia e Londrës e arrestoi në ambientet e ambasadës, për shkeljen e afatit të lirimit me kusht 7 vite më parë, gjatë një tjetër beteje ligjore.

Gjykata e Lartë të Britanisë në dhjetor të 2021 vendosi që Assange mund të ekstradohet në SHBA, duke përmbysur vendimin për të mos lejuar ekstradimin e tij, vendim i cili ishte marrë për shkak të shqetësimit për shëndetin mendor të Assange-it, si edhe rrezikut për vetëvrasje.

Assange-it iu mohua e drejta këtë muaj për të apeluar në Gjykatën e Lartë të Britanisë kundër vendimit për ekstradimin e tij në SHBA. Megjithatë, ai ende mund ta kundërshtojë këtë vendim. Julian Assange dhe Stela Moris janë partnerë që prej vitit 2015. Ndërsa Assange jetonte në ambasadë, ata bënë dy fëmijë. Ceremonia martesës do të zhvillohet gjatë orëve të vizitës në burg.

Tags: julain assangemartohet ne burgthemeluesi i wikkiliks
Previous Post

Unicef ngre sërish alarmin: Një fëmijë arratiset çdo sekondë nga Ukraina, rreziku i trafikimit real

Next Post

Rikthehet në Netflix seriali me protagonist Zelensky-n

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Rikthehet në Netflix seriali me protagonist Zelensky-n

Rikthehet në Netflix seriali me protagonist Zelensky-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Energjia e rinovueshme ul importin/ Ankand brenda marsit për parqet eolike, Balluku: Pas 15 vitesh do të përdoren nga shteti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mbi 5 mijë kërkesa për azil nga shqiptarët dhe në vitin e pandemisë, më e preferuara Franca

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.