Një 47-vjeçar në Kukës është arrestuar pasi ka thyer arrestin në shtëpi.
Mësohet se Y. A., është kapur nga policia jashtë banesës së tij, duke shkelur masën e sigurisë ” “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.