Konor MekGregor thyen kaviljen dhe humbet ndeshjen ndaj Dastin Poirierit, me këtë të fundit që kryeson 2-1 në përballjet direkte, por edhe një premtim për një takim të katërt në muajt në vazhdim. Konor MekGregor dhe Dastin Poirier u ndeshën mëngjesin e djeshëm në oktagon ku sfida përfundoi me një fitore të këtij të fundit me TKO.
Gjithçka u mbyll në raundin e parë, kur Poirier arriti të rrëzonte në tokë irlandezin, por ndeshja u ndërpre nga gjyqtari, pasi MekGregor kishte thyer këmbën. 32- vjeçari doli me barelë nga fusha dhe tanimë e ardhmja e tij brenda oktogonit është shumë në dyshim për shkak se thyerja e pësuar është në një zonë delikate, në kyçin e këmbës. Poirier fiton kështu sfidën e tretë mes të dyve dhe kryeson tani më me dy fitore kundrejt irlandezit.
Marrë nga Panorama Sport