“Nëse NATO nuk dëshiron të anëtarësojë Ukrainën, atëherë vendet të caktuara që janë pjesë e aleancës duhet të garantojnë sigurinë e saj”.
Kjo ishte deklarata e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një interviste me gazetarë ukrainas, britanikë dhe çekë, duke iu referuar negociatave me Rusinë. “NATO nuk po i jep anëtarësimin Ukrainës sepse anëtarët e Aleancës kanë frikë nga Rusia. Atëherë na jep garanci të tjera sigurie”. Për integritetin territorial, shtoi ai, “ne nuk lejojmë kompromise”. Zelensky më pas u bëri thirrje banorëve të qyteteve jugore që të vazhdojnë pa u trembur rezistencën ndaj pushtuesit.