• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

T’i blesh babait, dhimbjen për të birin

16/12/2020
in Editorial
0
Andi Bushati

Andi Bushati

Në një mjedis ku deputetët opozitarë shiten me para, ku mediat koruptohet për një tender, ku gazetarët dypunësohen në borde publike, ku aftësia në shtrat të bën ministër, Edi Rama ka menduar se është e mundshme të blejë edhe një prind, që sapo i kanë vrarë të birin.

Vendimi i qeverisë që i lidhte pension të përjetshëm Qazim Rashës, për vrasjen ‘aksidentale” të Klodianit, është një njollë turpi e ngjashme vetëm me ato pagesat live të familjarëve që kishin humbur jetën në Gërdec.

Skandali i tij nuk ka të bëjë thjeshtë me përcaktimin e shkakut të vrasjes në dokumentin e prodhuar nga qeveria (në linkun poshtë i futur në katror), i cili ngjalli aq shumë mëri tek qytetarët dhe zemërim tek familja e viktimës.

Krimi i tij ka të bëjë me tentativën për të koruptuar edhe dhimbjen. Sepse VKM e nënshkruar nga vetë Edi Rama, është një akt fikacak propagande që mëton të qetësojë revoltën që u ndez kundër tij

Le ta shohim me qetësi se përse vendimi i qeverisë nuk ka të bëjë, as me ndonjë pendim, as me ndonjë ndjesë ndaj kujtimit të viktimës.

Argumentat i ka dhënë vetë kryeministri gjatë një konference shtypi këtë të martë. I vënë nën presion nga pyetjet e gazetarëve se përse e kishte paragjykuar vrasjen si “aksident”, pa folur më parë drejtësia, Rama u ngatërrua me këmbët e veta. Pra duke u përpjekur të shpëtonte ai u zhyt edhe më në kurth.

Ai nxitoi të argumentonte se përcaktimi i llojit të vdekjes si “aksidental” nuk është mbivendosje mbi punën e prokurorisë dhe gjykatave. Ai shkoi më tej duke përmendur se ajo nuk ishte një vdekje me rikoshetë, pasi në këtë rast, familja e viktimës nuk do të kishte marë shpërblim.

Pra, ai e vuri veten pikërisht në rolin e atij që qëndron mbi drejtësinë.

Në këtë rast një profesionist do të pyetse: Ku e di Edi Rama se vrasja nuk ka ndodhur si pasojë e një plumbi rikoshetë, pa pasur ende një akuzë përfundimtare nga prokuroria dhe mbi të gjitha pa vendosur gjykata? Hipoteza mund të bëhet edhe më ekstreme: kush ia vulosi atij se viktima nuk e ka kërcënuar policin me armë, ashtu sikurse thanë në fillim drejtuesit e uniformave blu dhe mediat e regjimit?

Por përpos këtyre rasteve kur shpërblimi i dhënë do të qe i pajustifikueshëm

Mund të kapërcehet krejtësisht në kahun tjetër të hipotezave: nga e ka ai sigurinë se polici Nevaldo Hajdëraj nuk njihej me viktimën dhe nuk ka qëlluar mbi të për hakmarrje? Kush i tha atij se vrasja nuk qe me dashje?

Pra shkurt pse merr vendim kryeministri për një ngjarje për të cilën nuk ka as njohuri, as kompetenca dhe për të cilën duhet ta japi verdiktin një pushtet tjetër?

Natyrisht, ne të gjithë mendojmë se i dimë faktet dhe rethanat e këtij krimi makabër. Si qytetar edhe Edi Rama mund të ketë të njëjtën ndjesi. Po si kryeministër atij nuk i lejohet të ndërmarrë vendime pa i pasur ato të provuara dhe të paçertifikuara.

Në kushte normale, asnjë shef ekzekutivi, që ka respekt për shtetin ligjor, nuk mund të nënshkruante një VKM për shpërblimin e familjes së viktimës, pa një vendim të formës së prerë nga gjykata për përcaktimin e kësaj vrasjeje. Por, për Edi Ramën propaganda ka rëndësi para ligjit, prandaj ai ka firmosur një vendim qesharak, ku për familjen e Klodianit pagesa fillon nga 1 dhjetori, pra duke përfshirë edhe ditët që ai ishte ende gjallë.

Kjo nëpërkëmbje ndaj shtetit ligjor dhe të vërtetave, përcaktimi i të cilave nuk varet prej tij, është prova më e qartë se vendimi i fundit i qeverisë nuk ka të bëjë fare me një akt ndjese ndaj kujtimit të viktimës dhe familjes së tij.

Ky pushtet është treguar dyfish abuziv: edhe kur e vrau Klodian Rashën, por edhe kur kërkoi të blejë me para dhimbjen që ai la pas.

Prandaj, nëse për krimin e parë qeveria mëton të mbrohet pas justifikimt të “aksidentit”, për të dytin, ajo nuk ka se ç’të thotë, sepse korruptimi i njerëzve është në ADN e saj. Por, ama këtë herë u kalua çdo limit, pasi u tentua të blehej kujtimi i dikujt që fatkeqësisht nuk i përket më botës sonë.

Marrë nga Lapsi.al

Tags: aksidentaleandi bushatiedi ramaklodian rashanevaldo haderajqazim rashavrasja e klodian rashes
Previous Post

NGJARJA MAKABËR/ Gjendet i masakruar çifti nga Vlora, trupat e copëtuar në 4 valixhe (FOTOT nga vendngjarja)

Next Post

Indeksi Global i Njohurive/ Shqipëria në vendin e 61, dobët me arsimin e lartë dhe teknologjinë

Related Posts

Leari dhe saga fundore e një vuajtjeje pa kthim…

Leari dhe saga fundore e një vuajtjeje pa kthim…

27/10/2022
Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit

Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit

02/08/2022
Krimi dhe qyteti

Krimi dhe qyteti

16/06/2022
Hapen aplikimet/ 500 vende për në shkollën bazë të policisë (Detajet)

Policët shqiptarë janë të stresuar. Me paga të ulëta dhe të mbingarkuar

06/06/2022
Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë: Qeveria na i ka marrë jetët peng!

Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë: Qeveria na i ka marrë jetët peng!

11/02/2022
Një mesazh për djemtë, çfarë shkruan Gabriel Garcia Marquez për vajzat inteligjente

Një mesazh për djemtë, çfarë shkruan Gabriel Garcia Marquez për vajzat inteligjente

06/02/2022
Next Post
Indeksi Global i Njohurive/ Shqipëria në vendin e 61, dobët me arsimin e lartë dhe teknologjinë

Indeksi Global i Njohurive/ Shqipëria në vendin e 61, dobët me arsimin e lartë dhe teknologjinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.