“Nata e Bardhë”, e cila tashmë është bërë traditë për kryeqytetasit, nuk mungon as këtë vit.
Bashkia e Tiranës thotë se pavarësisht pandemisë, koncerti do të zhvillohet duke respektuar të gjithë rregullat e vendosura për shkak të Covid 19.
Këtë herë publiku do ta shijojë nga shtëpia për 2 orë koncertin nga këngëtarët e preferuar, si Dafina Zeqiri, Soni Malaj, M. Elvis, Kastro Zizo, West Side Family dhe Stine me hitet e tyre.
Koncerti do të zhvillohet nga ora 18:00-20:00.