• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

‘Tirana me taksat më të larta’/ PD: Ja si Veliaj do të ju marrë më shumë para bizneseve

22/12/2020
in Politikë
0
Erion Veliaj

Erion Veliaj

Partia Demokratike akuzoi sot kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se do të ju marrë më shumë para bizneseve në vitin 2021.

Përfaqësuesi i PD-së, Mateo Spaho me anë të një deklarate për media, ka bërë llogarinë dhe ka treguar me fakte se si bashkia e kryeqytetit do të ju marrë më shumë taksa qytetarëve dhe bizneseve gjatë vitit të ardhshëm.

Deklaratë e Partisë Demokratike, Mateo Spaho:

Prej 5 vjetësh, banorët e kryqytetit paguajnë taksat më të larta në vend, por nuk marrim pothuajse asgjë mbrapasht si investime për për permirësimin e cilësisë së jetës.

Edhe për vitin e ardhshëm, Erion Veliaj ka ndjekur të njëjtën skemë. Më shumë taksa për qytetarët dhe bizneset, më pak përfitime për ta.

Të flasim më konkretisht.

Të gjithë e kemi provuar në lëkurë sa i vështirë ishte ky vit për secilin prej nesh. Me mijëra humbën punën, me mijëra ulën qepenët, me mijëra u zhytën në borxhe. Por Eriin Beliaj vazhdoi të mbysë me taksa dhe gjiba bizneset dhe qytetarët.

Këtë vit ka marrë nga xhepat tanë 113 milionë euro.

• A kemi ne shkolla dhe kopshte më të mira? Jo! Madje kemi më pak.

• Kemi ujë të pijshëm 24 orë? Nuk kemi.

• Kemi ne shërbim publik urban më të mirë? Askush nuk e thotë këtë.

• A ka në Tiranë më shumë gjelbërim? Përkundrazi. Ka më shumë beton.

• A është Tirana më e pastër me kaq shumë taksa sa na merr Erion Beliaj ne? Aspak më e pastër. Incineratori është më i pasur.

• A është shtruar ndonjë rrugë e re që i shërben hjithë qytetit apo të jenë mbyllur disa rrugë në lagjet e Tiranës? Mjafton të dalësh me një kamera për të parë se infrastruktura është skandaloze.

Punë nuk ka bërë, por Erion na ka marrë këtë vit pandemie 113 milionë euro.

Për vitin e ardhshëm, pritet të na marrë edhe më shumë, pa na kthyer ato në investimet dhe shërbimet e duhura. Edhe ato që llogarit të bëjë, i bën shumë shtrenjtë, duke na vjedhur.

Me Projektbuxhetin e vitit 2021 Erion Veliaj llogaritet të marrë nga xhepat tuaj, të dashur qytetarë dhe biznese të dërrmuar nga kriza, rreth 120 milionë euro.

Më konkretisht, të shohim se cili është plani i Erion Veliajt për rritjen e buxhetit nga taksat e larta.

• 11 milionë euro do t’u merren më shumë bizneseve dhe qytetarëve për tarifën e pastrimit. A do të jenë lagjet e Tiranës më të pastra? Jo! Erion Veliaj do të bëjë më të pasur Incineratorin e Tiranës me djersën e qytetarëve. Tarifa e padtrimit është rritur për të gjithë që nga qershori i kaluar, pasi incineratori që nuk ekziston u ankua për të ardhura të pakta. Për Erion Veliaj nuk ka problem që jemi në kohë krize. Megjithëse bizneset kanë nevojë për mbështetje, ai i çon paratë e marra nga tarifa e rritur e pastrimit tek incineratori.

• 5 milionë euro më shumë do të detyrohen bizneset të paguajnë për taksën mbi pasurinë e paluajtshme. Megjithëse dyqanet i kanë pothuajse bosh, bashkia nuk parashikon asnjë ndihme, por vetëm presion për t’u marrë sa më shumë para nga xhepat.

• Edhe 5 milionë euro të tjera do të marrë Erion Veliaj nga gjobat. Ky xhep i Erion Veliakt mbushet kryesisht me gjobat për parkimin. Tirana është sot qyteti më i pajetueshëm në lidhje me parkimet. Edhe ato pak që ishin, janë zhdukur nga bashkia pa pyetur askënd. Ka dëmtuar bizneset e vogla, ka dëmtuar qytetarët, ka shtuar trafikun në qytet, ndërsa për vete ka shtuar 5 milionë euro në xhep, pa bërë asgjë.

• 4 milionë euro do të merren nga e ashtuquajtura taksë e përkohshme për infrastrukturën arsimore. Çfarë është bërë me këtë taksë të paligjshme? Është ndërtuar ndonjë shkollë? Në të vërtetë jo! Sepse shkollat Erion Veliaj po i bën me PPP, duke i paguar shumë shtrenjtë klientët e tij me paratë tona. A ka ngrohje në shkolla dhe kopshte? Fëmijët dhe prindërit e dinë që jo, sepse vazhdojnë të paguajnë nga xhepi.

Politikat e taksave anti biznes dhe antiqytetare të Veliajt duken në numrin e bizneseve të kryeqytetit.

Në vitin 2011, në Tirane ishin te regjistruar rreth 37 mijë biznese. Për 4 vite, kur Tirana drejtohej nga Lulzim Basha, numri i bizneseve u rrit me gati 10 mijë, duke shkuar në rreth 47 mijë.

Çfarë ndodh që kur Tirana drejtohet nga Veliaj me politikën e tij të taksave të larta dhe të gjobave?

Për vitin 2019, pa llogaritur efektin e pandemisë, në Tiranë ka 800 biznese më pak, sesa kur Veliaj mori detyrën. Efekti ‘Veliaj’ është ai i një depresioni ekonomik për qytetin dhe për shumë familje që jetojnë me punë të ndershme, që nuk marrin leje ndërtimi dhe nuk ndërtojnë kulla.

Këtë model qytetarët e refuzojnë! Partia Demokratike do të bëjë ndryshimin që duan qytetarët dhe do të sjellë shpresë në vend, duke nisur nga kryeqyteti!

Tags: bizneseterion veliajmateo spahopartia demokratiketaksatviti 2021
Previous Post

Afrojnë zgjedhjet/ Basha nis caktimin e drejtuesve politikë në qarqe

Next Post

AKK: Ramush Haradinaj do të vazhdojë të jetë kandidat për president

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Ramush Haradinaj

AKK: Ramush Haradinaj do të vazhdojë të jetë kandidat për president

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.