Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale. Mes tyre është edhe shoferi i automjetit që aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren në Tiranë. Shoferi Alban Guri, i cili përplasi vogëlushen ka qenë në gjendje të dehur. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet.
Vajza doli nga shtëpia bashkë me një fëmijë tjeter, i cili arriti të kalonte në anën tjetër të rrugës. Goditja e vogëlushes nga automjeti tip “Nisan”, që dyshohet se lëvizte me shpejtësi, ishte fatale për te. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.