Ditën e sotme, në kryeqytet dyshohet se një shtetas me iniciale K.Ç. ka goditur me sende të forta 16 vjeçarin me inicialet M.S. Mësohet se i mituri është dërguar me urgjencë në spital me qëllim marrjen e ndihmës mjekësore të nevojshme. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Bedri Karapici”.
Fatmirësisht 16 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.