Një 53-vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij policia ka gjetur rreth 14 kg kanabis. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celular.
Kur u arrestua 53-vjeçari që merrej me shitjen e lëndëve narkotike po lëvizte me mjet nga Peshkopia në drejtim të Tiranës. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.