Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme (22 nëntor). Sipas policisë rreth orës 18:40 në Bypassin Levan-Fier një automjet që drejtohej nga një 59-vjeçar përplasi për vdekje një këmbësor.
“Sot rreth orës 18:40, në Bypass_in Levan-Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”, shtetasi Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA478YC ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç, banues në Fier, i cili ka qënë duke lëvizur në këmbë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici dhe po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Brenda pak orëve në të gjithë vendin janë regjistruar 3 aksidente, ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona, ndërsa janë plagosur dy të tjerë.
Më herët tek shkallët e Tujanit në Tiranë, makina doli nga rruga dhe për pasojë një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Ndërsa pak minuta më vonë në superstradën Lezhë-Milot një furgon mallrash përplasi për vdekje një këmbësor.