Partia Demokratike dega Vlorë ka dorëzuar pranë organit të Prokurorisë Vlorë kallezimin penal drejtuar Agjencisë Rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve, konkretisht për përgjegjësin e sektorit të drejtorisë Rajonale të Extensionit Bujqësor, .
Kallëzimi vjen pasi sipas Partisë Demokratike, Nezha ditën e sotme, si drejtues i sektorit dhe punonjës të tjerë të Agjencisë Rajonale të Bujqësisë kanë shpërndarë tollona karburanti tek fermerët.
Partia Demokratike e Vlorës thotë se e ka shoqëruar kallëzimin në Prokurori me fakte, pamje filmike të cilat vërtetojnë pretendimin.