Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen si kreu i Partisë Social Demokrate. Ai ka njoftuar dorëheqjen e tij me anë të një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Dorëheqja e Doshit është e parevokueshme.
Në letër thuhet se Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen nga mandati edhe si deputet i kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë po ashtu Doshi kërkon edhe dorëheqjen nga mandati për vitin 2021 dhe dorëheqjen nga lista shumë emërore e kandidatit për deputet në PSD. Më tej ai i ka kërkuar KQZ që të bëjë zëvendësimin e tij sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor.
Doshi ishte renditur i dyti në Qarkun e Tiranës, ndërsa i pari është kandidati Gertjan Deda, ndërsa në Qarkun e Shkodrës ishte renditur i pari dhe në vend të dytë është kandidati Gledis Çeliku. Nëse Doshi do të fitojë mandatin në Shkodër, pas dorëheqjes të tij, mandatin e deputetit e merr kandidati i dytë në listë.