Katër persona janë konfirmuar të vdekur pasi u përpoqën të kalonin Kanalin herët në mëngjes të së mërkurës, sipas një deklarate të qeverisë.
“Në orën 03:05 të ditës së sotme, autoritetet u njoftuan për një incident në Kanal në lidhje me një varkë të vogël emigrantësh në vështirësi. Pas një operacioni të koordinuar kërkim-shpëtimi të udhëhequr nga Rojet Bregdetare HM, me keqardhje ka pasur 4 vdekje të konfirmuara si rezultat i këtij incidenti, hetimet janë në vazhdim dhe ne do të japim informacione të mëtejshme në kohën e duhur. Kjo është një ngjarje vërtet tragjike. Mendimet tona janë me miqtë dhe familjet e të gjithë atyre që kanë humbur jetën sot”, thuhej në një deklaratë të qeverisë britanike.
Më herët u raportua se 43 persona u shpëtuan gjatë një operacioni të madh kërkimi dhe shpëtimi në brigjet e Kentit.