Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që u regjistrua mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Koplik, në rrugën e fshatit Omaraj në Malësi të Madhe. Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, mbeti i plagosur si pasojë e përplasjes, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë në spital.