Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Mësohet se Aleksandër Lambi është ndarë nga jeta gjatë një sfide futbolli.
Futbollisti shqiptar ra pa ndjenja në minutat e para të lojës. Mjekët dhe lojtarët e të dyja skuadrave u përpoqën t’i vinin në ndihmë lojtarit, i cili u dërgua në spital, por për fat të keq nuk arriti të shpëtonte. Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte në pronësi të ekipit grek Apolon Smirnis, ndërsa së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në kategorinë e 3 të kampionatit grek.
Me dhjetëra mesazhi ngushëllimi nga futbollistë të njohur e miq kanë shkuar në adresë të familjes për humbjen e parakohshme.