Dibër- Këto janë pamjet rrënqethëse nga fshati Limaj i Dibrës ku disa të rinj mundohen të shoqërojnë makinën përmes borës për të arritur në spital në kohë, por nuk ia dalin dot.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku rruga e fshatit për shkak të rreshjeve të shumta të borës rruga e fshatit është bllokuar duke e bërë të pakalueshme për automjetet. Një e moshuar është marrë me batanije nga disa të rinj për t’u dërguar në spital, por rruga e bllokuar nga bora nuk i ka lejuar të arrijnë në kohë. E moshuara ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Në videon më poshtë të rinjtë po undohen të hapin rrugën dhe të ndihmojnë për ta shoqëruar të moshuarën në spital në kohë, por nuk arrijnë pasi ajo ndërron jetë rrugës.
Video e marrë nga ABC News