Pas ndarjes nga jeta të mundësit dhe trajnerit të njohur shqiptar, Shkëlqim Troplin, pas infektimit me koronavirus ka reaguar spitali i Durrësit.
Bëhet me dije se Troplin është paraqitur në urgjencë në datën 8 nëntor, por në një gjendje shumë të rënduar.
Pas ekzaminimeve “me konsultë të pneumologut dhe reanimatorit u konkludua që është i patransportueshëm në të tillë gjendje në një spital Covid”.
Nadire Jani: Shkëlqim Troplini ka ardhur mëngjesin e së dieles rreth ores 08:00 në spitalin rajonal të Durrësit me saturime (niveli i oksigjenit) 35, pea në kushte te papajtueshme për jeten. Me ndihmën e parë, me oksigjen saturimet shkuan 60, por ishin të paqendrueshme, zbritën në 50, atëhere u vendos të kalohej nga urgjenca në reanimacion. Janë bërë të gjitha ekzaminimet përfshirë dhe skanerin, konsulta me reanimator pneumolog dhe u vendos të intubohej.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jete. Në reanimacion ne kemi një dhomë të posacme izolimi për të prekurit me covid-19. Për shkak të saturimeve shumë të ulëta ishte e pamundur të transportohej me ambulancë drejt Tiranës.
Pacienti është mjekuar 4-5 në shtëpi nga mjeku i familjes dhe ka ardhur dje në gjendje të rënduar në spitalin e Durrësit. Gjatë kohës që ndiqej në shtëpi i është dhënë këshilla nga mjeku radiolog që të shtrohej në spital. Më heret ka bërë ekzaminim radiologjik, ndërsa tamponi i është marrë dje në spital, përgjigja nga laboratori nuk ka ardhur për tamponin, por nga konsultat e tjera mendojmë se ka ndërruar jete nga covid-19.
Pasi të vijë edhe përgjigja, do të vazhdohet me procedurat e tjera të nxjerrjes nga morgu, ku edhe vendoset për tërheqjen e trupit, etj.
A ka të shtruar të tjerë me COVID?
Po kemi të dyshuar në urgjence por jo të shtruar? Ata që konfirmohen pozitiv dhe janë në gjendje të mirë dërgohen në shtëpi dhe ndiqen nga mjeku i familjes. Ata që janë në gjendje të rënduar transportohen në spitalet covid në Tiranë.
Shkëlqim Troplini ishte njëri prej më të suksesshëm të Shqipërisë në vitet 1987-2003 duke u shpallur kampion i mundjes së lirë, ndërsa në vitin 1994 u shpall dhe kampion kombëtar i xhudos.
Ai përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike të vitit 1996 në Atlanta të SHBA-së, kurse në 1995 u rendit mes 8 më të mirëve në kampionatin europian të mundjes.