SHBA- Media sociale Twitter ka pezulluar për 12 orë llogarinë e presidentit Donald Trump pas trazirave që ndodhën në Capitol Hill të SHBA-së, ku si pasojë kanë humbur jetën 4 persona.
Sipas medias sociale, Trump ka bërë shkelje të përsëritura dhe dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Civil në tre postime të tij.
“Si rezultat i situatës së paparë dhe dhunës së vazhdueshme në Uashington, kemi kërkuar heqjen e tre postimeve nga [llogaria] @realDonaldTrump – të cilat janë bërë gjatë ditës së sotme – për shkak të shkeljeve të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Civil”, tha platforma sociale.