LEZHË– Moti i keq ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve mirëpo dhe në energjinë elektrike. Pas tre ditësh probleme si shkak i motit të keq në Lezhë, është bërë i mundur rikthimi i energjisë elektrike në të gjitha zonat.
Punonjësit e njësisë së OSHEE kanë punuar për riparimin e dëmeve nga stuhia e deborës, e cila solli rrëzim shtyllash e dëmtim linjash në shume zona.