Tre lëkundje tërmeti janë ndjerë gjatë natës së kaluar në veri të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja e parë ka qenë në orën 04:19 minuta të mëngjesit, me një magnitudë 4 të shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë 17 km në verilindje të Koplikut, 28 km në veri të Shkodrës.
Pak minuta më vonë, në orën 04:28 ka pasur një tjetër lëkundje 14 km në verilindje të Koplikut, me magnitudë 2.1.
Dhjetë minuta më pas është ndjerë dhe lëkundja e tretë me magnitudë3.4, 2 km në verilindje të Koplikut. Nuk raportohet për dëme deri më tani.