Një bankomat është tentuar të grabitet gjatë natës në Tiranë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet. Të miturit janë fiksuar nga kamerat e sigurisë teksa kanë tentuar të hapin me një kaçavidë bankomatin. Autoritetet njoftojnë se të miturit janë shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 11.02.2021, rreth orës 01:00, tre shtetas të mitur të moshës 13-14 vjeç, me një kaçavidë kanë tentuar të hapin një bankomat. U bë shoqërimi i tyre dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.