Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të zbardhin krimet e ndodhura në ditët e fundit në vendin tonë.
Në një status në Facebook, tre ditë pas në Shqipëria janë shënuar shtatë të vdekur dhe dy të plagosur, Kreu i Shtetit kërkon kapjen e autorëve dhe ndëshkimin e tyre.
Meta shton se aktet kriminale janë kryer në zemër të qyteteve tona dhe se po tronditin rëndë opinionin publik.
“Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike. Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor,”- shkruan Meta.