Mjeku infeksionit Tritan Kalo thotë se skaneri për koronavirusin është hapi i fundit që duhet të ndërmerret.
Gjatë një bashkëbisedimi në Ministrinë e Shëndetësisë, Kalo tha se vëmendja nuk duhet përqendruar vetëm tek COVID-19 pasi në qarkullim janë edhe virozat e stinës.
“Mirëkuptimi dhe mirëbesimi juaj ka sjellë dhe do të sjellë në të ardhmen mirëmenaxhim të rasteve. Përpara se një rast të konceptohet si i infektuar duhet të merret parasysh elementi epidemiologjik, nëse ka pasur kontakte, elementet klinike që shfaq, izolimi si edhe imazheria.
Po ndiqet një rrugë pak e gabuar, pasi po fillohet nga e fundit. Skaneri në skemën e përcaktimit të diagnozës është elementi i pestë dhe ndihmon në vlerësimin e rastit. Ajo që mbetet në duar të mjekëve të familjes është vlerësimi i rasteve është ai që njeh më mirë se çdo njeri tjetër historikun e familjes.
Nuk duhet neglizhuar mjekimi me preparate antiviral. Preparatet simptomatik përbëjnë atë që quhet thelbi i trajtimit fillestar të të sëmurëve. Ato që quhen antibiotikë, këshillohet në raste kur ka element thelbësor të dyshuar. Pasi ka një ngutje për fillimin e bakterialeve që në ditën e pare, por ka edhe përdorim të skemave jashtë logjikave mjekësore. Përdorimi i pavend do të sjellë pasojë në lidhjen me rezistencën.
Rikujtoj që antibiotikët ose antibakterialët janë një preparat që nëse keqpërdoren do të na bëjnë të pamundur trajtimin e infeksioneve. Ato që kemi duhet të dimë t’i përdorim. Duhet të kemi parasysh se tashmë është stina ku në qarkullim janë infeksione të tjera, që shpesh janë të ngjashme me Covid. Të tregojmë kujdes me sëmundjet e tjera, mbidiagnostikimin dhe ajo që është e rëndësishme me keqinformimin”, tha Kalo..