Enver Jamaku është zbëthyer para prokurorëve duke treguar se si mori porosinë për të vendosur tritol tek makina e Gjon Menës më datë 8 shkurt në Kamzë, e cila shkaktoi vetëm dëme materiale pas shpërthimit.
Në dosjen hetimore të siguruar nga abcnews.al, Enver Jamaku, i arrestuar bashkë me kushëririn e tij Ermond Jamaku si edhe vetë Gjergj Cukalin, rrëfen se i “forti” i Myslym Shyrit i kishte premtuar.
Jamaku thotë se e ka njohur rastësisht Cukalin pasi i kishte blerë një makinë në Tiranë. Më pas, duke i patur numrin pas blerjes së makinës, Cukali i shkruan Jamakut një SMS duke i kërkuar që të takoheshin.
Bëhet fjalë për fundin e vitit 2020, ku Cukali sipas Jamakut i drejtohet këtij me fjalët “a do punë?”
Jamaku shprehet në dosjen e siguruar nga abcnews.al se fillimisht i kishte thënë Cukalit se nuk donte punë prej atij pasi e kishte parë në televizor që merrej me punë të pista, por ishte joshuar nga shuma prej 30 000 eurosh që i ishte premtuar.
Pjesë nga dosja hetimore
“Nga materiali hetimor ka rezultuar se nisur nga rrethanat dhe te dhenat e sipercituar, sherbimet e policise kane realizuar identifikimin e shtetasit Enver Jamaku, banor i fshatit Zall Bastar, i cili eshte shoqeruar me pas eshte pyetur ne cilesine e personit ndaj te cilit zhvillohen hetimet per veprat penale te mesiperme, ne pranine e detyrueshme te nje avokati mbrojtes.
Nga pyetja e shtetasit nen hetim Enver Jamaku ka rezultuar se ai eshte personi, i cili ka marre persiper dhe ka realizuar vendosjen e eksplozivit ne makinen fuoristrade “BMW X5”, te sipercituar. Sipas deklaruesit, mund te kete rreth 5 vite, nga koha kur eshte njohur me shtetasin Gjergj Cukali qe e njeh edhe me emrin “Lashi”.
Rrethanat e njohjes me kete shtetas kane qene krejt rastesore, kur ai ka blere nje makine te markes “Audi A3”, ngjyre te bardhe. Kontaktin e ka krijuar nepermjet numrit te telefonit qe kishte lene tek makina tek “Medreseja”. Ka komunikuar me kete numer telefoni dhe personi i eshte prezantuar si shtetasi Gjergj Cukali, te cilin e ka njohur edhe nga lajmet e ndryshme ne televizor.
Kane bere pazar dhe ka blere makinen ne cmimin 2800 euro, per te cilen ka bere nje kontrate noteriale. Makinen me pas e ka regjistruar ne emrin e tij, te cilen pas rreth 5 muajsh e ka shitur perseri.
Pas kesaj njohje nuk ka kontaktuar prej shume kohesh me shtetasin Gjergj Cukali.
Perpara rreth 3 muajsh ne rrugen “Hoxha Tahsin” ka qene duke ecur ne kembe kur e ka pershendetur nga nje makine “Mercedes Benc”, ngjyre e zeze autoveture, shtetasi Gjergi Cukali.
Shtetasi Gjergj Cukali e ka thirrur “o Velo”. Ka kthyer koken dhe ka pare se ishte shtetasi Gjergj Cukali, i cili ia ka bere me dore qe do te kthehej. Sipas deklaruesit, nuk e di arsyen perse Gjergji e ka thirrur ne kete emer.
Pas rreth nje jave nje shtetas i ka shkruajtur ne aplikacionin “Whatsup” me nje numer te panjohur. Ai i ka shkruar se ku ndodhej, dhe pasi deklaruesi e ka pyetur se kush ishte, ky shtetas i ka shkruar “Une Velo, une”.
Ne keto momente eshte kujtuar se ishte shtetasi Gjergj Cukali, pasi ai e ka thirrur “Velo” ne rruge nje jave me pare. Gjergji i ka shkruar ku i ka kerkuar qe donte ta takonte. Kjo ka ndodhur para fundit te muajit Dhjetor te vitit 2020.
Sipas deklaruesit, i ka thene se ishte ne shtepi, ku rrinte me qera tek “Xhamia Xhura”. Me Gjergjin eshte takuar ne rruge perpara xhamise, rreth ores 18.00-19.00 minuta ne trotuar. Gjergji ka shkuar me nje automjet foristrade “Range Rover”, ngjyre e bardhe.
Gjergji ishte dhe me nje person tjeter ne makine ne vendin e pare dhe vete zbriti nga vendi i shoferit. Gjergji i ka thene nese kishte nevoje per pune, ku deklaruesi i eshte pergjigjur se nuk donte qe te ngaterrohej me punet e tij, duke patur parasysh se e kishte pare ne televizor Gjergj Cukalin, qe kishte probleme me drejtesine.
Gjergji e ka garantuar se nuk do kishte asnje problem, vetem se duhej te vendoste nje mine, poshte makines te nje personi dhe kete do e bente ne Kamez, ku nuk kishte kamera sigurie. Gjergji i ka thene se po ta bente kete pune do ti jepte nje shume prej 30.000 euro.
Sipas deklaruesit, duke qene se ishte i papune, por dhe me shtepi me qera, me deshiren per te blere nje shtepi, ka pranuar. Sipas deklaruesit, i ka thene Gjergjit qe te shkonin te shikonin vendin dhe personin kujt do t’ia vinte minen.
Gjate bisedes, Gjergji nuk i ka treguar emrin e personit dhe arsyen perse donte qe ti vinte eksplozivin.
Gjergji ka rene dakort dhe i ka thene se do ti bente telefon dhe do te shkonin bashke per te pare vendin dhe personin. Pas rreth 3 ose 4 ditesh para Vitit te Ri, Gjergji e ka telefonuar ne aplikacionin “Whatsup”, mbasdite”.
Jamaku shprehet se kishte marrë vetëm 3 mijë euro nga Gjergj Cukali dhe më pas është kërcënuar me jetë prej tij.
Ai shprehet gjithashtu se e kishte ndjekur për disa ditë më radhë Gjon Menë, por pamundur që t’i vendoste minën. Në fund, një ditë para shpërthimit, Jamaku shprehet se është telefonuar nga Gjergj Cukali, i cili kishte kërkuar që të vepronin patjetër.
Ndërkohë, pasi kanë folur disa herë dhe treguar se kujt dhe ku do t’i vendosej bomba, Cukali e ka orientuar Menën duke arritur në shpërthimin e datës 8 shkurt në Kamzë, i cili shkaktoi vetëm dëme materiale në makinën e Gjon Menës. Ky i fundit jetonte në katin e dytë të banesës pranë së cilës ishte parkuar makina. /abcnews.al