Vlorë- Ditën e sotme zbulohen detaje të reja për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë.
Një sasi lëndë eksplozive është vendosur poshtë automjetit në pronësi të qytetarit S.Binaj, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Kjo pasi, pronari i makinës S. Binaj e ka pikasur pakon e dyshimtë poshtë makinës dhe ka njoftuar policinë.
Në dëshminë e dhënë Binaj ka rrëfyer se ai nuk dyshon tek askush, bën një jetë të qetë dhe prej dy vitesh jeton në Shqipëri pasi është kthyer nga jashtë.