Tropojë- Ulja e ndjeshme e temperaturave ka bërë që ditën e sotme qyteti i Kukësit dhe Tropojës të mbulohen nga flokët e parë të borës.
Mali i Gjalicës dhe i Koretnikut u zbardhën nga dëbora. Reshjet kanë përfshirë edhe fshatrat e zonës së Shishtavecit. Ndërsa akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht në të gjithë Qarkun Kukës.
Reshjet e para të borës janë regjistruar edhe në Kosovë, ne Brezovicë dhe Sharr të Prizrenit.